Telegrafi

Drejtori i Fiorentinës, Barone: Dy klube angleze e duan Chiesan

Drejtori gjeneral i Fiornetinës, Joe Barone ka konfirmuar se dy klube angleze janë duke trokitur në derën e tyre për Federico Chiesan.

Sulmuesi ka kohë që lidhet me një kalim te Juventusi dhe Interi, derisa në garë tashmë janë futur edhe Manchester United e Chelsea,

“Chiesa ëhstë loitar i Fiorentinës”, ka thënë Barone për La Gazzetta dello Sport.

“Janë disa klube që po trokasin në derë për Chiesan, disa prej tyre flasin anglisht. Do të shohim, për momentin ne duhet të përfundojmë sezonin dhe ai është nën kontratë dhe po bën mirë”.

“Sa për Gaetano Castrovilli, ai ende ka shumë për të dhënë për ne dhe për futbolli italian, andaj ai do të qëndrojë në Firence”, ka shtuar më tej ai.

Arsenali dhe Tottenham Hotspuri besohet të jenë të interesuar, por raportimet e fundit bëjnë të ditur se Castrovili do të qëndrojë me Fiorentinën. /Telegrafi/