Telegrafi

Drejtori i Fenerbahces konfirmon ofertën 20 milionëshe për Muriqin: Por, aq vlen vetëm njëra këmbë e tij

Vedat Muriqi në ndeshjen kundër Anglisë (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është duke shkëlqyer në Superligën e Turqisë me skuadrën e Fenerbahces.

Forma e tij e mirë ka ngjallur interesimin e klubeve të mëdha evropiane, të cilët kanë shprehur interesim për shërbimet e shtatlartit tonë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vedat Muriqi

Tottenham Hotspur, Manchester United e Juventus, janë disa nga klubet që po e monitorojnë lojtarin 25 vjeçar.

Siç transmeton Fanatik, drejtori sportiv i Fenerbahces, Damien Comolli, është pyetur në lidhje me ofertën prej 20 milionë eurosh për shitjen e Muriqit në afatin e janarit, ndërsa duke mos e treguar emrin e klubit, ai ka ironizuar gjatë përgjigjes së dhënë.

“E vërtetë është se kam dëgjuar se ka ofertë prej 20 milionë eurove për Muriqin. Ndoshta ofertuesit kanë menduar vetëm për njërën këmbë të Vedatit. Ai kushton më tepër se 20 milionë euro”, ishte deklarata e tij e shkurtër për këtë temë. /Telegrafi/