Site icon Telegrafi

Drejtori ekzekutiv i futbollit saudit flet për Salahun – a do tentojnë transferimin e egjiptianit?

Drejtori ekzekutivi i futbollit në Ligën Pro Saudite, Michael Emenalo është i hapur për planet e tij për të transferuar Mohamed Salah dhe Kevin de Bruynen në vendin e Lindjes së Mesme.

Ai tha për Daily Telegraph kur u pyet konkretisht për sulmuesin e Liverpoolit dhe mesfushorin e Manchester Cityt: “Ndihmon që në nivel të përgjithshëm që liga të rritet, performanca e tyre është e pabesueshme, cilësia e tyre është e padiskutueshme”.

Lexo po ashtu Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

“Të gjitha gjërat janë të barabarta, që do të thotë klubet e tyre, lojtarët, menaxhmenti, situata jonë, palët tona të interesit dhe të gjithë, këta janë lloji i lojtarëve që mund të përmirësojnë ndjeshëm atë që ne po përpiqemi të bëjmë.

“Nuk mund të fshihemi nga kjo, nuk mund të fshehim atë që ne po tentojmë të bëjmë”, ka shtuar më tej Emenalo.

Kontrata e Salah me Liverpool skadon në vitin 2025. Egjiptiani pritet të jetë subjekt i një interesimi intensiv nga klubet saudite pasi Reds nuk kanë vendosur nëse duan ta mbajnë atë përtej fundit të sezonit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version