Telegrafi

Drejtori i Dortmundit: Pulisic nuk shkon te Liverpooli

Drejtori i Dortmundit, Michael Zorc, ka pranuar se dëshirojnë që sa më shpejt të rinovojnë me talentin Christian Pulisic.

Pulisic tashmë ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave gjatë verës, por thuhet se Klopp po tenton që të joshë lojtarin drejt Anfield.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga TRANSFERIMET E LOJTAREVE

“Ka pasur oferta për të nga Anglia gjatë verës, por ne duam që ta zhvillojmë këtu dhe duam të rinovojmë me të”.

“Ne nuk duam ta edukojmë atë dhe ta shesim. Ne kemi kontratë afatgjate me të, por ne duam që të flasim sërish për kontratën e tij”, u shpreh Zorc. /Telegrafi/