Telegrafi

Drejtori i Doganave dhe ambasadori britanik bisedojnë për vazhdimin e bashkëpunimit

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu, ka pritur në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në njoftimin e Doganave thuhet se drejtori Llugaliu informoi ambasadorin Hargreaves për rolin dhe arritjet e bëra nga Doganat e Kosovës dhe e ka falënderuar për mbështetjen që Britania e Madhe i ka ofruar Doganave të Kosovës në avancimin e kapaciteteve.

“Gjithashtu, drejtori Llugaliu informoi ambasadorin për kontributin e rëndësishëm të Doganës Britanike në lehtësimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe për rezultatet e rëndësishme të arritura midis Doganave të Kosovës dhe autoriteteve britanike në luftën kundër kriminalitetit që prek vendet tona”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

“Ambasadori Hargreaves ofroi vazhdimin e bashkëpunimit me Doganat e Kosovës dhe e përshëndeti Drejtorin Llugaliu për përparimin e arritur nga Doganat e Kosovës. Dy palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm dhe shkëmbimit në dobi të vendeve tona”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/