Telegrafi

Drejtori i Cityt nuk përjashton transferimin e Messit

Drejtori i Manchester Cityt, Ferran Soriano, ka lënë të hapur dyert për transferimin e Lionel Messit.

Soriano pranon se Messi mund ta përfundojë karrierën te Barcelona, por nëse do të jetë në gjendje gatishmërie për t’u transferuar, atëherë City do ta shfrytëzojë rastin.

“Është e natyrshme se Messi dëshiron ta përfundojë karrierën te Barcelona”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet

“Ne nuk do të tentojmë transferimin, por do të tentojmë të kërkojmë një mundësi për këtë”.

“Ai është më i miri në botë dhe ai që do të vendosë se ku do ta përfundojë karrierën”.k

“Ne jemi ende në rindërtim dhe duhet që të bëjmë shumë punë për të arritur nivelin e Barcelonës që ai të na bashkohet”, potencoi Soriano. /Telegrafi/