Telegrafi

Drejtori i CIA-s thotë se lideri i Hamasit po përballet me presion nga komandantët e tij që t’i jep fund luftës në Gaza

CIA ka vlerësuar se udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, është nën presion të shtuar nga komandantët e tij ushtarakë për të pranuar një marrëveshje armëpushimi dhe për t’i dhënë fund luftës me Izraelin, tha drejtori i CIA-s, Bill Burns në një konferencë me dyer të mbyllura të shtunën sipas një burimi që mori pjesë.

“Sinwar, arkitekti kryesor i masakrës së 7 tetorit në Izrael, nuk është “i shqetësuar për vdekshmërinë e tij”, por po përballet me presionin për fajësimin për vuajtjet e mëdha në Gaza”, tha Burns në konferencë, tha burimi, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të inteligjencës amerikane besojnë se Sinwar është duke u fshehur nëpër tunele nëntokësore në vendlindjen e tij në Khan Younis të Gazas dhe është personi kyç në vendimmarrje te Hamasi – qoftë edhe çështja e pranimit të një marrëveshje për armëpushim.

Burns – i cili për muaj zhvilloi negociata si personi kyq i administratës së Bidenit – tha se ishte detyrë e qeverisë izraelit dhe Hamasit të përfitonin nga ky moment – më shumë se nëntë muaj që nga fillimi i luftës, për të arritur një armëpushim.

Por presioni i brendshëm mbi Sinwarin është duke u rritur në dy javët e fundit, përfshirë telefonatat nga komandantët e tij të lartë që janë lodhur nga lufta, theksoi Burns. /Telegrafi/