Telegrafi

Drejtori i Burgjeve i bën thirrje Faton Hajrizit të dorëzohet: Do ta ketë më të lehtë ballafaqimin me procedurat

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i ka bërë thirrje Faton Hajrizit të dorëzohet.

Dibrani tha se nëse Faton Hajrizi do ta bëjë një gjë të tillë vullnetarisht, do ta ketë më të lehtë ballafaqimin.

Dibrani thekson se Shërbimi Korrektues s’është institucion ndëshkues por rehabilitues.

Lexo po ashtu Nëna e Faton Hajrizit: Presidentja Osmani e di historinë e djalit, ka qenë përkthyese në gjykimin ndaj tij në 2001-ën

Dibrani në një intervistë në televizionin T7 ka treguar se Faton Hajrizi ka qenë edhe në pritje të përgjigjes për kërkesën që kishte bërë për punë jashtë burgut.

“Nuk jam i sigurt, por s ka i burgosur që nuk angazhohet. Është sektori i bujqësisë janë me dhjetëra hektarë ku punohet ku të dënuarit angazhohen. Pos kësaj të burgosurve u mundësohet të punojnë edhe jashtë. Siç jam i informuar Fatoni ka qenë në pritje të përgjigjes se edhe ka bërë kërkesë për të punuar jashtë burgu. I bëj thirrje Fatonit, që shumë më mirë do të ishte për të nëse ai do të paraqitej vullnetar në Qendrën Korrektuese të Dubravës për ta vuajtur dënimin”.

Lexo po ashtu I arratisuri Faton Hajrizi: Nëse vjen puna me shku në burg do të konfrontohemi keq - dikush ka me pësu rëndë

“Natyrisht nëse ai dorëzohet vullnetarisht, do ta kishte me të lehtë ballafaqimin me të gjitha procedurat. Shërbimi korrektues nuk është institucion ndëshkues por rehabilitues”, ka thënë Dibrani.