Drejtori i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka fluturuar për në Londër për ta mbyllur marrëveshjen me Arsenalin për Pierre-Emerick Aubameyang.
Sipas ueb faqes WA, Zorc do të jetë në kryeqytetin e Anglisë për ta mbyllur marrëveshjen për sulmuesin e Dortmundit.
Sportsmail shkruan se Arsenal janë gati të paguajnë deri në 53 milionë euro.
‘Gunners’ janë afër sulmuesit të Gabon, i cili nuk është ftuar fare për ndeshjen me Hertha Berlinin të zhvilluar të premten në mbrëmje që u mbyll 1-1.
Arsene Wenger gjatë ditësh kishte thënë se Aubameyang, do të përshtatej mirë në Arsenal.
Zorc i kishte komentuar këto fjalë: “Është mungesë respekti. Ne Besojmë që Arsene Wenger ka shumë punë që të merret me lojtarët tanë”.
Arsenal mësohet se i ka ofruar një kontratë me tri vite e gjysmë me pagë prej 170 mijë funte në javë. /Telegrafi/