Drejtori i Barcelonës, Guillermo Amor, e ka cilësuar Philippe Coutinhon si lojtar të rëndësishëm për të ardhmen e klubit pavarësisht se braziliani nuk po luan rregullishtë këtë sezon në La Liga.
Në javët e fundit mediat raportuan se lojtari dëshiron rikthimin te Liverpooli pas transferimit 160 milionë eurosh në janarin e 2018.
“Coutinho është lojtar me shumë eksperiencë, një nga më të mirë në Evropë dhe ai është i gatshëm të luajë për pesë minuta apo 90”, ka thënë Amor për Movistar.
“Ai është lojtar që mendon më shumë për skuadrën se vetën dhe nuk ka dyshim se ai është një nga më të mirët në botë. Ai ka luajtur gjithmonë mirë për Barçën”.
“Barcelona nënshkroi atë se është një nga më të mirët dhe ai do të jep shumë për ne. Ka shumë vite në kontratë dhe do të kontribuojë shumë për klubin”, ka shtuar Amor.
Coutinho ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim këtë sezon në La Liga në 933 minuta lojë.
Braziliani në nëntë ndeshje ka luajtur si titullar, ndërsa shtatë i ka filluar si zëvendësues. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=YxoWaXFtVyo