Drejtori i Barcelonës, Pancho Schroder, ka thënë se nuk është i sigurt nëse klauzola e lirimit të Lionel Messit do të jetë e mjaftueshme për të shmangur largimin e tij nëse kundërshtarët duan ta blejnë.
Maestro argjentinas i dha fund spekulimeve kur vendosi ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2021.
Me marrëveshjen e re përfshihet edhe një klauzolë për lirimi e tij prej 700 milionë eurove.
Duke folur para një kongresi sportiv në Londër, Schroder deklaroi se pas transferimit të Neymar gjatë verës së kaluar, gjërat e çmendura do të ndodhin edhe në afatet kalimtare të ardhshme.
“Ne kemi vendosur një klauzolë që ne e konsiderojmë të mjaftueshme për Messin që të dalë në pension në Barcelonë”.
“Por, duke e parë këtë vit se çfarë ndodhi me klauzolën e Neymarit e cila ishte gjithashtu mjaft e mirë për ta mbajtur atë, por kështu nuk ndodhi”.
“Duke parë të ardhmen, mendoj se është e vështirë, por nuk kam një top kristali që ta parashikojë të ardhmen dhe tani gjërat janë kthyer në çmendi”, ka thënë ai për Sky Sports. /Telegrafi/