Site icon Telegrafi

Drejtori i Atletico Madridit, Marin: Griezmann do të luajë te Barcelona

Antoine Griezmann e ka konfirmuar largimin nga Atletico Madrid që do të bëhet gjatë kësaj vere.  Ka kohë që ai është i lidhur me një kalim te Barcelona.

Por drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit,  Gil Marin, e ka konfirmuar se lojtari do të shkojë te Barcelona.

“Ne e dimë që nga muaji mars se Griezmann do të shkojë te Barcelona”, ka thënë ai për Sport.

Lojtari pas ndeshjes mes Francës dhe Andorrës, tha se së shpejti do të zgjidhet gjithçka vetëm duhet durim.

Griezmann ka klauzolë prej 125 milionë eurove dhe pritet të luajë në sulm me Lionel Messin dhe Luis Suarezin. /Telegrafi/

Exit mobile version