Site icon Telegrafi

Drejtori i ATK-së ia dorëzon Raportin Vjetor ministrit Hoti

Duke u bazuar në Nenin 8 të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i cili thotë se deri më datë 31 mars të vitit pasues, duhet të dorëzohet raporti vjetor në Ministrin e Financave, sot zyrtarisht Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri i dorëzoj Ministrit të Financave, Avdullah Hoti Raportin e Punës për vitin 2016.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të këtij raporti, drejtori Imeri tha se “Kam kënaqësinë t’ju ofroj Raportin Vjetor të punës për vitin 2016, në formatin e plotë përbrenda kornizës së përcaktuar me Ligjin 03/L-222, mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat. Ky raport përfshinë të gjitha aktivitetet e ATK, së bashku me stafin e angazhuar që ka kontribuar në rezultatet pozitive të organizatës, duke i ofruar buxhetit të Republikës së Kosovës plotësimin e nevojave të planifikuara”.

“Krahas qëllimit kryesor në vjeljen e të hyrave, ATK zhvillon aktivitete të shumta të bazuara në Planin Strategjik 2015-2020, si dhe planet tjera vjetore e periodike duke ofruar shërbime më të mira për tatimpaguesit, ngritje të profesionalizimit e transparencës, perceptim më të mirë mbi integritetin dhe ndershmërinë drejt ngritjes vullnetare në pagesën e tatimeve”.
Drejtori Imeri, njëherësh u zotua se edhe gjatë vitit 2017 do të punojmë, në mënyrë që secili vit të jetë më i mirë se tjetri.

Ndërsa, Ministri Hoti gjatë pranimit të raportit tha se kjo është hera e parë, që raporti vjetor dorëzohet në Ministrin e Financave formalisht, ashtu siç e thotë edhe ligji. “Ju përgëzoj për punën që keni bërë gjatë viti 2016, juve i nderuari drejtor si dhe gjithë zyrtarët e tjerë, sepse viti që e lamë pas ka qenë jashtëzakonisht të suksesshëm”, theksoi Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version