Takimi i dytë i Shërbimit evropian për politikë të jashtmë me drejtorët politik të vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6) do të mbahet sot në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nikoqir i takimit është Viktor Dimovski, sekretar shtetëror në Ministrinë për Punë të Jashtme.
Në takim do të shkëmbehen mendime për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përafrimi me Politikën e Jashtme të Përbashkët dhe të Sigurisë të BE-së.
Gjithashtu do të diskutohet për situatën e tanishme dhe zhillimet në rajon e më gjërë./Telegrafi/