Polica Rrugore e Tiranës ka gjobitur me 15,000 lekë [135 euro] shoferin e një autobusi pasi u filmua nga pasagjerët duke për përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet shoferi i autobusit, teksa drejton mjetin plot me pasagjerë me bërryla ndërsa përdor edhe telefonin.
‘Policia Rrugore Tiranë ka ndëshkuar me masën administrative 15 000 lekë, drejtuesin e autobusit, i cili është filmuar nga pasagjerët, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor”, njofton policia. /Telegrafi/