Telegrafi

Drejtoi veturën me shpejtësi 93 km/h ku ishte 50 në Viti, ngasësi gjobitet me 300 euro dhe tre muaj ndalim të vozitjes

Njësitet policore në pikën e kontrollit të automjeteve në rrugën ‘’Hasan Prishtina’’ në qytetin e Vitisë, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h duke vozitur me shpejtësinë 93 km/h.

Sipas një njoftimi për media të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/