Site icon Telegrafi

Drejtoi makinën me 151 km/h, dënohet shoferi me 300 euro dhe 3 muaj heqje e patentë-shoferit

Foto: Ilustrim

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez, kanë ndaluar shoferin A.H (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 151 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit.

Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Exit mobile version