Site icon Telegrafi

Drejtësia pret ministrin e saj, bisedimet për rekonstruim të Qeverisë së Maqedonisë vazhdojnë

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski tha se nuk mundet të tregoj një datë të caktuar se kur mundet të emërohet ministri për Drejtësi, dhe nuk dihet se ky sektor a do të jetë temë e bisedimeve për rekonstruimin dhe zgjerimin e shumicës parlamentare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Mundet të them se bisedimet për zgjerimin e koalicionit qeveritar janë duke u zhvilluar”, tha Boshnjakovski.

Që kur rekonstruimi dhe zgjerimin e Qeverisë e paralajmëroi edhe vetë kryeministri Zoran Zaev, në publik flitej për shumë emra dhe sektore që do të “rifreskohen”. Ajo çka dhe zyrtarisht ishte publikuar, bisedime ka me të gjitha partitë parlamentare, përveç OBRM-PDUKM-së.

Ministria e Drejtësisë ngeli pa ministrin e sajë që kurë më 20 mars 2018 Bilen Saliji kishte dhënë dorëheqje, për shkak kualifikimit të rastit të vrasjes së Almirit nga Kumanova. /Telegrafi/

Exit mobile version