Këshilli i Gjykatës së Apelit të Malit të Zi ka marr vendim që të anuloj vendimin e shkallës së parë, në gjykimin e rastit të terrorizmit apo tentimit për grusht-shtet në ditën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016.
Bazuar në dëshmitë e hetuesisë malazeze organizatorë të grusht-shtetit ishin dy oficerë të Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU), Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të cilët së bashku me ish gjeneralin e xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikiq dhe dy drejtuesit pro-rus të “Frontit Demokratik”, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, kishin organizuar grupin terrorist dhe kishin bërë përgatitjet për grushtet.
Plani ishte që pas publikimit të rezultateve zgjedhore, në rast që do të fitonte partia e presidentit Milo Gjukanoviq do të tentonin të bënin grushtet, duke e marr parlamentin dhe institucionet qeveritare, si dhe ta arrestonin atë. E gjithë kjo ishte organizuar që të pengonin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
Gjykata e Apelit gjithashtu ka marr vendim që njërit nga organizatoret kryesorë të grusht-shtetit, Bratisllav Dikiq i cili ishte dënuar me tetë vite burg ti ndërpritet masa e arrestit dhe të lihet i lirë. Dikiq është liruar dje nga burgu i Spuzhit dhe në mbrëmje kishte lëshuar territorin e Malit të Zi duke hyrë në Serbi.
Vlen të ceket se pos presionit ruso-serb, drejtësia ishte nën presion të madh edhe nga vet Qeveria e re e Malit të Zi, pasi që dy të akuzuarit për përgatitje të grusht-shtetit, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, të cilët ishin dënuar me nga 5 vite burg, tani pas zgjedhjeve të vitit të kaluar janë pjesë e koalicionit qeverisës të kryeministrit Gjorgje Raduloviq.
Knezheviq që ishte dënuar me pesë vit burg, tani drejton një ndër komisionet me të rëndësishëm të Parlamentit malazez, Komisionin për Siguri dhe mbrojtje, komision i cili mbikëqyrë punën e Shërbimit malazez të Inteligjencës (AND) dhe Ushtrisë së Malit të Zi.
Po ashtu, Knezheviq është i njohur për deklaratat e tija, në të cilat shprehë dashurinë për Rusinë, Vladimir Putinin, Serbinë, Kosovën (si pjesë e Serbisë) dhe urrejtjen për NATO-n, SHBA-në dhe vendet perëndimore.
Gjatë vizitës që presidenti Putin kishte në Beograd, më 17 Janar 2019, si i ftuar ishte edhe Milan Knezheviq, i cili nga Podgorica në Beograd kishte fluturuar me aeroplan special.
Ai pos që kishte marr pjesë në drekës solemne të shtruar për nderë të Putin, kishte pasur dhe një takim me Putinit, ku pos tij ishin edhe liderët tjerë të “Frontit Demokratik”, Andrija Mandiq dhe Goran Daniloviq. /Telegrafi/