Vrasja e Liridona Ademaj-Murseli, ku në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ka ngjallur reagime të shumta.
Për këtë në Tiranë të dielën pritet të mbahet një marshim-protestë për të kërkuar “Drejtësi për Liridonën”.
Marshimi do të nisë të dielën në orën 11:30 nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.
Ndërkaq, 30 mijë euro ishte shuma që dyshohet se Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e saj.
Granit Plava, i cili është arrestuar si ekzekutuesi i krimit, ka deklaruar se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do marrë edhe 15 mijë euro të tjera.
Për këtë krim është arrestuar edhe një anëtar i FSK-së, i cili është gjithashtu nip i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla. /Syri.net/Telegrafi/