Telegrafi

“Drejtësi për George”, fushatës i bashkohen edhe Kylian Mbappe dhe Weston McKennie i Schalkes

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe i ka kushtuar një postim, ndërsa mesfushori i Schalkes, Weston McKennie kishte vendosur një shirit në krahun e tij ku shkruante “Drejtësi për Goeorge” në kujtim të George Floyd.

Vrasja e Floyd nga policia amerikane ka nxitur reagime të shumta edhe mes yjeve të muzikës, artit dhe së fundmi edhe futbollit.

Ylli francez i PSG-së, Kylian Mbappe ka vendosur t’i kushtojë amerikanit të vrarë një postim në profilin e tij privat ku shkruan: “Drejtësi për Goerge”.

Përvec Mbappes, Goerge është kujtuar edhe nga mesfushori i ri i Schalkes, Weston McKennie.

McKennie veshi një shirit në krah në ndeshjen kundër Werderit në nderim të Floyd, ku shkruante “Drejtësi për Goerge”.

Lojtari i Schalkes, McKennie është vetë një amerikan dhe ka përfaqësuar ekipin kombëtar të Shteteve të Bashkuara plot 19 herë.

22-vjeçari mori vlerësime të mëdha në mediat sociale për ndarjen e mesazhit. /Telegrafi/