Site icon Telegrafi

Drejt fundit gjykimi për “53 milionëshin”, prokurori thotë se është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale

Prokurori Special, Valdet Gashi, në fjalën përfundimtare në rastin e njohur si “53 milionëshi”, ka deklaruar se pas administrimit të të gjitha provave është provuar në tërësi gjendja faktike e përshkruar si në aktakuzë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri,  drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së 53milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Lexo po ashtu Nuk sigurohet prezenca e pronarit të Bechtel & Enka për të dëshmuar në gjykimin ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve lidhur me 53 milionëshin

Paraprakisht, në këtë seancë është administruar prova “Protokoll për zgjatjen e afatit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit” e propozuar nga mbrojtja e Nebih Shatrit.

Në këtë seancë pritet të japin fjalën përfundimtare edhe të akuzuarit Lekaj, Berisha, Shatri e Tahiri dhe mbrojtësit e tyre./BetimipërDrejtësi/

Exit mobile version