Site icon Telegrafi

Draxler zëvendësues i Ribery te Bayerni, në garë është edhe Liveprooli

METZ, FRANCE - SEPTEMBER 08: Julian Draxler of Paris Saint-Germain Football Club or PSG waves to the fans as he celebrates after victory in the Ligue 1 match between Metz and Paris Saint Germain or PSG held at Stade Saint-Symphorien on September 8, 2017 in Metz, France. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Bayern Munchen po përgatit planin për të rinovuar skuadrën me prurje të reja dhe objektivi i klubit është të gjejë pasuesin e Franck Ribery.

Kjo pasi francezi ka mbushur 34 vjeç dhe po lëndohet shpesh.

I përzgjedhuri nga drejtuesit e bavarezëve është Julian Draxler, fantazisti gjerman që nuk luan rregullisht te Paris Saint Germain.

I blerë një vit më parë për afro 50 milionë euro nga parizienët, gjermani nuk do të refuzonte një transferim te Bayern Munchen, por një operacion i tillë nuk pritet të ndodhë në tregun e transferimeve të janarit.

Lojtari nuk është i kënaqur me minutat e pakët te PSG, kjo pasi me ardhjen e Neymar pozita e tij në klub ka ndryshuar.

Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Liverpooli nga Liga Premier.

Në këtë rast nuk përjashtohet mundësia që Draxler të jetë pjesë e një marrëveshje të mundshme të PSG-së me Reds për Philippe Coutinho.

Vlen të theksohet se anësori ka dy gola dhe dy asistime këtë sezon në Ligue 1. /SS/Telegrafi/

Exit mobile version