Julian Draxler mund të largohet këtë verë nga Paris Saint-Germain.
E ardhmja e mesfushorit gjerman është një udhëkryq te gjiganti francez.
Sipas mediumit francez Le10Sport, Draxler mund të largohet nga Paris Saint-Germain deri në fund të gushtit.
Menaxheri i PSG-së, Thomas Tuchel, po shqyrton përdorimin e transferimit të ri Thilo Kehrer në mesfushë, gjë që do të zvogëlonte edhe më tej shanset e Draxlerit për minuta.
Megjithatë, nuk mungojnë skuadrat e interesuara për gjermanin 24-vjeçar.
RB Leipzig, Borussia Dortmund dhe Schalke janë të gjithë të interesuara për shërbimet e tij, edhe pse nuk është bërë ende asnjë ofertë zyrtare.
Edhe skuadra italiane, Milan, thuhet se është e interesuara për të, por afati kalimtar në Itali mbyllet sot (e premte) në ora 19:00. /Telegrafi/