Telegrafi

Draxler po mendon rikthimin në Gjermani, shumë skuadra pas tij

Julian Draxler pritet të largohet nga Paris Saint Germain në fund të këtij edicioni.

Mesfushori ofensivë gjerman është që katër vite pjesë e parisienëve, por do të largohet si futbollist i lirë, pasi kontrata me klubin francez i skadon në verë.

Përkundër interesimit nga skuadra angleze Arsenal dhe ajo italiane Roma, e ardhmja e gjermanit pritet të jetë në vendlindje.

Ka qenë vet Draxler që ka deklaruar se i mungon Bundesliga dhe se do të kthehet në kampionatin gjerman.

“Po me mungon Bundesliga. Ende nuk kam marrë një vendim përkundër bisedave të shumta që kam”.

“Në fund të sezonit do të vendosi për të ardhmen time, ndonëse deri atëherë jam i fokusuar te Parisi”, ka deklaruar anësori gjerman.

Mediat në Gjermani kanë raportuar për interesimin e shumë skuadrave të mëdha gjermane për lojtarin.

27-vjeçari kërkohet nga Borussia Dortmund, Hertha Berlin, Wolfsburg, Bayer Leverkusen e RB Leipzig. /Telegrafi/