Site icon Telegrafi

Draxler përshëndet Tottin: Fundi i një epoke (Foto)

Në mesin e shumë yjeve të futbollit edhe Julian Draxler e ka përshëndetur Francesco Tottin.

Italiani luajti ndeshjen e fundit për Romën ndaj Genoas dhe normalisht që kjo i mërziti të gjithë.

“Fundi i një epoke. Paç fat Totti”, ka shkruar Draxler.

Ylli i Paris Saint Germainit në të kaluarën ka qenë i lidhur me një transferim te Roma, por duket se këto ishin vetëm thashetheme.

Ish-anësori i Schalkes ka arritur që të ambientohet mirë të PSG duke treguar kualitetet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version