Sulmuesi i PSG, Julian Draxler i ka kërkuar mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil të bashkohet me të tek skuadra franceze.
Draxler, i cili luan së bashku me Ozilin për Kombëtaren e Gjermanisë, është i gatshëm të bashkohet me ish-yllin e Real Madridit në nivel të klubit.
Megjithatë, gjermani nuk mendon për një transferim të tij në Ligën Premier te Arsenali, por kalimin e Ozilit te PSG.
“Do të doja të luaja me të çdo ditë”, ka thënë fillimisht Draxler për BBC World Service.
“Për mua, ai është një lojtar i mrekullueshëm. Më pëlqen të luaj me të në çdo stërvitje, çdo ndeshje me ekipin kombëtar gjerman”, përcjell Telegrafi.
I pyetur nëse ai mendonte se Ozil do të dëshironte të bashkohej me gjigantët e Ligue 1, Draxler tha: “Po, unë mendoj se ai është një lojtar i madh”.
“Ai do të ndihmonte çdo ekip në botë dhe mendoj se ai do të gëzonte jetën këtu dhe madje do të luajë për PSG”, përfundoi ish-ylli i Schalkes e Wolfsburgut. /Telegrafi/