Telegrafi

Draxler: Investuam 400 milionë euro për asgjë, merituam eliminimin prej Realit

Mesfushori i PSG-së, Julian Draxler ka folur pas eliminimit të PSG-së kundër Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Lojtari nuk po i pëlqen se si po menaxhohet ekipi francez dhe ka akuzuar stafin e trajnerëve dhe presidentin për dështimet e gjertanishme.

Julian Draxler, i cili zëvendësoi Angel Di Marian në minutën e 76, nuk filloi si startues kundër Real Madridit, ku PSG pësoi humbje me rezultat 1-2.

“Kishte mungesë ndjeshmërie, nuk e kuptoj”, tha gjermani. “Nuk ka qenë logjike, nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket objektivit kryesor. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, isha i befasuar dhe pak i zemëruar”, shtoi Draxler.

Jo vetëm që e vuri në dyshim strategjinë e trajnerit Unai Emeryt, por gjithashtu kritikoi politikën e klubit, i cili ka investuar shumë në tregun e transferimeve këtë verë, të gjitha për një rezultat zhgënjyes.

“Real Madridi ka luajtur i qetë dhe unë nuk isha nervoz”, shtoi Draxler. “Ne e qarkullonim topin, por nuk mund ta fitoni ndeshjen duke bërë vetëm atë. Ju duhet ta sulmoni Realin kur jeni në disavantazh të rezultatit, jo vetëm të pasoni dhe të prisni që diçka të bjerë nga qielli. Ne e merituam të eliminohemi. Këtë verë kemi shpenzuar 400 milionë euro dhe të gjithë thanë se kjo do të ndryshonte gjërat, por nuk e kemi kaluar këtë raund”, tha reprezentuesi gjerman.

Ndryshe, Cristiano Ronaldo dhe Casemiro realizuan gola për madrilenët ndërsa Edinson Cavani shënoi për parisenët. /Telegrafi/