Site icon Telegrafi

Dramë para se të nis dueli i revanshit mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk – do të ketë hedhje monedhe

Një hedhje monedhë ka vendosur se kush do të jetë gjyqtari zëvendësues për revanshin e Tyson Fury me Oleksandr Usyk.

Një ndryshim në minutën e fundit duhej bërë përpara përballjes së peshave të rënda në Riad pasi një gjyqtar u detyrua të tërhiqej për shkak të sëmundjes.

Fernando Barbosa i Miamit nuk ishte mirë për të udhëtuar në Lindjen e Mesme dhe për t’u bashkuar me dy gjyqtarët e tjerë, amerikanin Patrick Morley dhe portorikanin Gerardo Martinez.

Dy gjyqtarët rezervë, Steve Weisfeld dhe Ignacio Robles, u sollën më pas për të shërbyer si zëvendësues të mundshëm.

Megjithatë, të dy kampet nuk arritën të bien dakord se cili do t’i bashkohej ekipit të gjyqtarëve të shtunën mbrëma.

Lexo po ashtu Realizohen matjet zyrtare për meçin e dytë: Tyson Fury shokon të gjithë me peshën, Usyk nuk lëvizë

Pasi diskutimet arritën në një bllokim, promovuesi i Furyt, Frank Warren, sugjeroi që një hedhje e monedhës të zgjidhte çështjen.

Hedhja e mëpasshme e monedhës përcaktoi se panamezi Robles do të shërbente si gjyqtar.

Warren tha për Sky Sports: “Një nga gjyqtarët i ka rënë keq nga të tre ata që u vendosën. Janë dy gjyqtarë në gatishmëri dhe ne duhet të vendosim se cili do të jetë”.

“Ne duam njërin prej tyre dhe kampi tjetër dëshiron tjetrin, kështu që unë kam sugjeruar që të hedhim një monedhë”, ka shtuar më tej Warren.

Lexo po ashtu Usykut i ndalohet të përsëritë 'mashtrimin' që bëri ndaj Furyt gjatë duelit të parë

Fury dhe Usyk u përplasën në një nga luftimet më të mëdha të të gjitha kohërave në maj në Arabinë Saudite.

Usyk u bë kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda me fitoren e ukrainasit me një vendim të ndarë nga tre gjyqtarët. /Telegrafi/

Exit mobile version