Telegrafi

Dramë në udhëtimin Belfast-Edinburg, gruaja u bërtiste pasagjerëve dhe i shante – u kollitej qëllimisht në fytyrë

Një incident i pazakontë ka ndodhur brenda një aeroplani që po udhëtonte nga Belfasti për në Edinburg, ku një pasagjere filloi t’ju bërtet pasagjerëve tjerë, duke thënë se do të vdesin derisa qëllimisht u kollitej para fytyrës.

Problemet filluan kur anëtarët e ekuipazhit i kërkuan të vendosë maskën, si masë preventive për shkak të pandemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.

E ky incident është filmuar me kamerë amatore, ku shihet dhe dëgjohet duke sharë dhe bërtitur “vdisni të gjithë”.

“Jetojeni jetën. Të gjithë do të vdisni një ditë, e dini këtë? Të gjithë vdesin. Nga coronavirus apo diçka tjetër, vetëm një gjë është e sigurtë – vdekja”,  bërtiste ajo derisa nxirrej nga fluturakja.

E sikur kjo të mos mjaftonte, ajo u kollitej para fytyrës pasagjerëve tjerë të cilët u tmerruan me veprimin e saj.

Në anën tjetër, zëdhënësi i kompanisë “EasyJet”, ka konfirmuar se ka pasur një incident në fluturaken e tyre. /Telegrafi/