Franca e ka mposhtur 4-2 Suedinë në kuadër të rrethit të gjashtë të Ligës së Kombeve, përkatësisht Liga A, Grupi 3.
Suedezët ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Claesson, që shënoi pas vetëm pesë minutash lojë në stadiumin Stade de France.
Por, francezët u këndellën në minutën e 16-të me golin e shënuar nga Olivier Giroud, me një asistim të Marcus Thuram.
https://twitter.com/ChelseaFCBlogs_/status/1328807051984855050
Pas 20 minutash lojë, Benjamin Pavard (36′) e përmbysi rezultatin për 2-1, duke shkuar në pushimin e pjesës së parë me epërsi.
Në pjesën e dytë, Gjelat arritën të shënonin edhe një herë, derisa anëtari i Chelseat ishte sërish në listën e realizatorëve duke shënuar për 3-1 në minutën e 59-të.
Suedia ngushtoi epërsinë në 3-2 në minutën e 88-të, mirëpo Kingsley Coman vulosi fitoren e Francës me golin e shnënuar në minutën e 90+5.
Në kuadër të këtij grupi, përballje më dramatike u zhvillua ajo në mes të Kroacisë dhe Portugalisë që përfundoi 2-3.
Kroatët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Mateo Kovacic që shënoi në minutën e 29-të, e më kaq përfundoi edhe pjesa e parë.
Kovacic has 2 goals in one game than Martial has shots on target. https://t.co/3Fj4haqVTG
— big worm (@Driz_04) November 17, 2020
Pjesa e dytë ishte edhe më spektakolare, pasi Portugalia i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Ruben Dias (52′).
Më pas, portugezët arritën edhe të përmbysnin rezultatin me një gol fantastik nga Joao Felix në minutën e 60-të nga një asistim i Diogo Jotas.
Por, dy minuta më vonë, Kovacic i barazoi shifrat 2-2, mirëpo goli i tij nuk e ndihmoi ehde shumë Kroacinë.
Portugezët nuk u ndalën me kaq dhe arritën që në fund t’i marrin tri pikë të plota me një gol të shënuar nga Ruben Dias (90+1).
Franca tashmë ka kaluar në ‘Final Four’ të Ligës së Kombeve me 16 pikë, Portugalia me 13, Kroacia me tri, po aq sa ka edhe Suedia me tri. /Telegrafi/