Site icon Telegrafi

Dramë në plazhin e Anglisë, anija transportuese ruse 180 metra e gjatë ngecë në rërë – shkak erërat e forta (Video)

Anija transportuese ruse “Kuzma Minjin” me 18 anëtarë të ekuipazhit, ka ngecur në bregun Cornwall në Britani të Madhe.

Ekipet e shpëtimit janë nisur në drejtim të anijes transportuese 180 metra të gjatë për ta ndihmuar, transmeton Telegrafi.

“Kuzma Minjin” ka ngecur për shkak të erërave të forta në mes të Swanpol dhe Gillingvace në Cornëall.

“Në anije nuk ka kurrfarë malli. Aktualisht është shtrembëruar për 5 shkallë, por nuk raportohet për ndonjë dëm”, ka njoftuar ekipi i rojeve detare. /Telegrafi/

Exit mobile version