Telegrafi

Dramë në Filipine, burri i armatosur mban peng 30 persona brenda qendrës tregtare – raportohet për të lënduar

Në Manila të Filipineve një burrë i armatosur është duke i mbajtur peng rreth 30 persona.

Incidenti ka ndodhur brenda një qendre tregtare, ndërsa siç raportojnë mediat lokale, sulmuesi është ish-punonjës i sigurimit i kësaj qendre – e të gjithë personat e marrë peng janë punonjës të qendrës, transmeton Telegrafi.

Policia është zhvilluar negociata me sulmuesin, ndërsa raportohet për një person të lënduar.

“Është qëlluar një person që u dërgua më pas me urgjencë në spital”, ka deklaruar Francois Zamor, kryetari i San Juan ku edhe gjendet qendra tregtare. /Telegrafi/