Telegrafi

Dramë në aeroportin e Stambollit, babë e bir kërcejnë nga tri metra lartësi – tentuan dhunshëm të futen në aeroplan

Aeroplani në fluturimin Stamboll – Tel Aviv për pak sa nuk mori dy turistët, një baba dhe një djalë.

Të dy kishin një plan për të hyrë në aeroplanin Anadolu Jet A320, pasi dyert u mbyllën, transmeton Telegrafi.

Aeroplani është dashur të niset nga Stambolli, nga aeroporti ndërkombëtar “Sabiha Gokcen” në orën 13.10.

Babë e bir, donin të ndalonin aeroplanin që do të ngrihej, me një mjet për të tërhequr aeroplanin.

Siç shihet edhe në video, ata janë hedhur nga një lartësi prej rreth tre metrash nga ura e ‘aeroplanit’.

Dhjetëra persona u mblodhën rreth dy burrave dhe u përpoqën t’i kapin dhe t’i pengojnë ata të arratiseshin. /Telegrafi/