Site icon Telegrafi

Dramë e vogël në minutat e fundit, Trepça ruajti epërsinë ndaj Prishtinës dhe siguroi finalen

Trepça është finalistja e parë e Superkupës së Kosovës. Mitrovicasit mposhtën Sigal Prishtinën 65:68 (16:21, 15:19, 15:19, 19:9).

Mitrovicasit e nisën më mirë ndeshjen dhe në çerekun e parë kishin epërsi deri në tetë pikë, 7:15, ndërsa e fituan çerekun e parë 16:21. ‘Xehetarët’ në periudhën e dytë ngritën epërsinë deri në dhjetë pikë, 27:37, kurse në pushim shkuan me shifrat 31:40.

Lojë interesante u zhvillua në pjesën e dytë. Në periudhën e tretë u zhvillua lojë e ngjashme me atë të dytë, ku ‘Xehetarët’ thelluan më shumë epërsinë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 46:59.

Pavarësisht epërsisë prej 15 pikëve, prishtinasit nuk u dorëzuan dhe afruan shifrat në 65:68, megjithatë, nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Trepça fitoi, duke kaluar në finale.

Më i miri te prishtinasit ishte Derrick Wilson me 16 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, kurse te mitrovicasit më i miri ishte Kevin Davis me 25 pikë, nëntë kërcime e katër asistime.

Mitrovicasit në finale do të ndeshen me fituesin e ndeshjes Peja-Golden Eagle Ylli, që zhvillohet nga ora 20:00. /Telegrafi/ 

Exit mobile version