Liverpooli ka fituar 2-1 në udhëtim te West Bromwich Albion në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.
Vendasit e filluan më mirë takimin, duke kaluar në epërsi pas vetëm 15 minutash lojë me golin e Hal Robson-Kanu, që u asistua nga Marcos Pereira.
Por, skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp arriti t’i barazonte shifrat në 1-1 me golin e Mohamed Salah (33’), me një shërbim të mirë nga Sadio Mane.
THAT IS STUNNING FROM MO SALAH!!!
— Liverpool FC (@LFC) May 16, 2021
45 minutat e dytë kishin një ritëm edhe më të lartë, derisa mysafirët shënuan golin e fitores.
The Reds tentuan shumë që të përmbysnin rezultatin, mirëpo WBA nuk i ndalte sulmet.
Level at the hour mark. Keep battling, lads!#WBALIV | 🔵⚪️ 1-1 🔴 pic.twitter.com/TXNGw8jVzX
— West Bromwich Albion (@WBA) May 16, 2021
Madje, ishte minuta e 71-të kur vendasit shënuan me anë të Kyle Bartleyt, por ajo u anulua për pozitë jashtë loje.
Për Liverpoolin Alisson Becker ishte heroi i ndeshjes, pasi portieri brazilian shënoi golin e fitores me kokë në minutën e 90+5, për rezultatin 2-1.
Pas javës së 36-të, Liverpooli gjendet në vendin e pestë me 63 pikë, derisa ka shpresë për ta për një vend në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/