Site icon Telegrafi

Dramë deri në sekondën e fundit, Trepça fiton Kupën e Kosovës

Trepça ka arritur ta mposht Prishtinën me rezultat 71:69 në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, në një ndeshjen dramatike, ku fituesi u vendos në fund.

Palestra “Shani Nushi” ishte e stërmbushur me shikues dhe atmosfera e krijuar ishte jashtëzakonshme me pranin e dy tifozërive, “Torcida” dhe “Plisat” .

Pas pjesës së parë, që kishte edhe rikthime në rezultate, Trepça shkoi në pushim me tri pikë epërsi, 38:35.

Edhe pjesa e dytë ishte spektakël po ashtu, pasi të dy skuadrat nuk lëshonin lehtë njëra tjetrën.

Në fund të ndeshjes Trepça ishte në epërsi prej tetë pikëve, por Prishtina arriti ta shkrijë në dy pikë dhe kishte aksionin e fundit.

Por Prishtina edhe pse tentoi dy herë, por nuk i realizoi dhe Trepça për herë të tretë rresht e fitoi Kupën e Kosovës.  /Telegrafi/

Exit mobile version