Telegrafi

Drama në Londër, zjarr në ndërtesën e gjykatës – evakuohen punonjësit

Punonjësit e gjykatës Old Bailey në Londër janë evakuuar pasi ka shpërthyer një zjarr.

Siç raporton BBC, zjarri ka shpërthyer në katin e parë të Gjykatës, ku shihej duke dalë tym i zi nga pjesa e pasme e ndërtesës, transmeton Telegrafi.

Reporteri i BBC tha se të gjitha dritat në ndërtesë u ndezën dhe u fikën përpara se të binte alarmi i zjarrit.

Brigada e zjarrfikësve të Londrës tha se ekipet ishin duke iu përgjigjur incidentit.

Katër kamionë të zjarrfikësve dhe rreth 25 pjesëtarë të kësaj brigade thuhet se janë në vendngjarje dhe trafiku në zonë ka gjasa të ndalet.

Të gjitha seancat janë shtyrë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. /Telegrafi/