Nuk ka sjell fitues ndeshja e zhvilluar në kryeqytet mes Flamurtarit dhe Feronikelit.
Dy skuadrat kanë zhvilluar një ndeshje të çmendur me rikthime në rezultat, ku në fund rezultati ishte i barabartë 2-2.
Jean Carioca kaloi mysafirët në epërsi vetëm pas pesë minutash lojë me një gjuajtje të fortë.
Flamurtari u rikthye në lojë në pjesën e dytë ku falë dy golave të Shend Kelmendit kaloi në epërsi 2-1.
Por kur të gjithë po pritnin vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit, Albert Dabiqaj i Feronikelit shënoi për ta barazuar rezultatin në 2-2.
Edhe pas këtij barazimi, Nikli ka 24 pikë, por mbetet 10 pikë mbrapa liderit Ballkanit që mbanë pozitën e parë, ndërsa Flamurtari zë vendin e nëntë me 16 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme Flamurtari do të luaj në udhëtim te Llapi, ndërsa Feronikeli e pret Dukagjinin. /Telegrafi/