Site icon Telegrafi

Drama e Lyonit e lë Shqipërinë jashtë Kampionatit Evropian (Video)

Shqipëria edhe zyrtarisht është eliminuar nga Kampionati Evropian pas barazimit 3-3 ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë.

Hungarezët zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme përballë portugezëve, duke i mbajtur me shpresa të gjithë shqiptarët, por në fund nuk arritën të fitonin.

Hungaria ka hapur ndeshjen duke kaluar e para në epërsi. Ishte një super gol i Zoltan Gera në minutën e 19-të.

Portugezët nuk lejuan të shkojnë në pushim me disavantazh duke shënuar në minutën e 42-të përmes Nanit.

Pjesa e dytë filloi me spektakël. Ishte Balazs Dzsudzsak që ka shënuar super gol për ka kthyer në epërsi Hungarinë. Goli u shënua në minutën e 47-të.

Pas tij rezultatin e barazoi në 2-2, Cristiano Ronaldo, që ishte goli i parë në këtë kampionat.

Nuk vonoi shumë dhe Hungaria e kthej epërsinë në 3-2. Përsëri Dzsudzsak me një goditje të fortë e mposht portierin Rui Patricio.

Kur të gjithë shpresuan se ndeshja po shkon drejt fitores së Hungarisë, në skenë doli përsëri Ronaldo që shënoi edhe golin e tij të dytë personal për të barazuar shifrat në 3-3.

Deri në fund të dy skuadrat nuk rrezikuan edhe aq shumë për të mos humbur ndeshjen. Hungaria e mbyll si lider grupin me 5 pikë, ndërsa Portugalia e treta me tri pikë.  /Telegrafi/

Exit mobile version