Site icon Telegrafi

Drama e fëmijëve-gjarpërinj, shihni tmerrin që përjetojnë (Foto)

Ata quhen Sayali dhe Siddhant, përkatësisht 13 dhe 11 vjeç dhe janë vëlla e motër.

Askush nuk i pranon në shkollë dhe vendasit i kanë cilësuar si të prekur nga magjia.

Fëmijët nga fshati Pune në Indi janë të prekur nga një sëmundje tejet e rrallë që u ka ashpërsuar lëkurën e cila ngjason me të gjarprit, përcjell Tema.

Mamaja e tyre i lyen tre herë ditë me kremëra dhe pomada të ndryshme, por asgjë nuk ka bërë efekt.

Por më e keqja është se atyre po u dobësohen kockat çdo ditë dhe po u dobësohet edhe shikimi.

E drama e tyre është e destinuar të përfundojë keq pasi për sëmundjen e tyre nuk ka asnjë kurë, të paktën për momentin.

Exit mobile version