Lidhja e reperit të njohur Drake me Jennifer Lopez në fillim u pa me skepticizëm, dhe nuk u mendua si diçka serioze. Por dyshja simpatike, po na e tregon dita-ditës, që janë mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.
Reperi Drake duket se ka lënë pas historinë me Rihannën, pasi ka vendosur të heqë nga trupi tatuazhin e njejtë që ka me këngëtaren.
Rihanna dhe Drake kur ishin në një lidhje së bashku, kanë realizuar një tatuazh të përbashkët një peshk që i kujton atyre një ditë speciale që kanë pasur në një akuarium.
Por tashmë çdo gjë i përket të kaluarës. Ai e ka zëvendësuar këtë tatuazh me emrin e Jennifer Lopez. /Telegrafi/