Telegrafi

Drake tregon veshjen e tij një milion dollarëshe

Reperi ka shfaqur veshjen e tij për të treguar se ai nuk e ka problem që të krijojë stilin.

Reperi u shfaq me një komplet veshjesh në vlerë prej një milion dollar gjatë edicionit OVO të serisë së YouTube “How Much is Your Outfit?”.

Bosi i OVO e zbuloi kostumin e tij 979 mijë dollarësh, ku xhaketa e tij ka vlerë 11 mijë dollarë, 15 mijë dollarë kushtojnë këpucët Tom Ford, kurse zingjiri ka vlerë 200 mijë dollarë.

Ndërkaq, akcesori më i kushtueshëm është ora Richard mille në vlerë 750 mijë dollarë.

Shikoni më poshtë videon ku shfaqet Drake me veshjen e tij një milion dollarëshe: