Një modele në Instagram e ka akuzuar Drake se është bërë paksa pikant gjatë një takimi romantik, i cili dyshohet se ka ndodhur në hotelin e reperit disa javë më parë.
Modelja pretendon se djali i vetëshpallur ‘Certified Lover Boy’ – i lindur Aubrey Drake Graham – shtoi një pako me salcë të nxehtë në një prezervativ të përdorur për të mbytur spermën e tij pasi kishin bërë seks.
Pasi hodhi prezervativin, ajo e nxori atë nga koshi dhe tentoi të mbarset brenda në banjë, duke mos kuptuar se çfarë përmbante.
Gruaja zbuloi akuzat në vlogun “Too Much Hot Tea” duke thënë se pasi bërtiti për shkak të ndjesisë së djegies, Champagne Papi – siç njihet në Instagram – vrapoi në tualet dhe pranoi se kishte derdhur salcë të nxehtë në prezervativ.
Edhe pse është një mënyrë e pazakontë për të parandaluar shtatzëninë, ylli kanadez është ankuar më parë se duhet të bëjë më shumë për të siguruar që femrat të mos mbledhin spermën e tij.
Drake në anën tjetër bëri një postim në Instagram duke adresuar thashethemet teksa shtoi: “Mund të kesh 15 minutat e tua të famës… Unë do t’i marr 23 orë e 45 minuta të tjera”.
Miqtë dhe ndjekësit e tij nxituan të bënin shaka për situatën, me njërin që shkruante thjesht ‘salcë’ dhe tjetri shtoi, ‘Cholula Papi’ duke iu referuar një marke salce të nxehtë.
Reperi ndërkohë është baba i një djali që e ndan me piktoren franceze, Sophie Brussaux, 32-vjeçare. /Telegrafi/