Klubi i basketbollit, Toronto Raptors është shfaqur më i gjallë se kurrë në mbrëmjen speciale të Drke në Air Canada Centre të premtën më 9 mars ku ekipi u ballafaqua me Houston Rockets.
Drake e mori mikrofonin në parket duke bërë një komunikim të rëndësishëm ku ai ka konfirmuar se është duke punuar ende në albumin për qytetin që ai e do.
“Jam i lumtur që jam në shtëpi”.
“Po punoj në këtë album të ri për qytetin, u shpreh Drake.
"Toronto's the greatest city in the world" – @Drake
What's that? FACTS! #TeamToronto https://t.co/3B0MYaNvQG
— Toronto Raptors (@Raptors) March 10, 2018
Pasi i quajti Raptors si ekipi “më i mirë në NBA”, Drake po ashtu parashikoi se skuadra që ai e do do t’ia ndërprente serinë e pamposhtshmërisë Houstonit.
Drake ka kohë që po parlajmëron albumin e tij të pestë. Në gusht ai zbuloi se ka filluar të punojë në një krijim muzikor dedikuar vendit prej nga vjen.
Për këtë projekt janë listuar një numër bashkëpunuesish si Pierre Bourne, Bad Bunny dhe London on da Track.
/Telegrafi/