Djali i Drake, Adonis, bëri një paraqitje të befasishme në “Billboard Music Awards” të së dielës, duke iu bashkuar babait të tij në skenë ndërsa fitoi çmimin “Artisti i dekadës”.
Reperi, 34 vjeçar, mbante djalin për dore para se ta ngrinte te mikrofoni dhe të thoshte: “Unë dua të ta kushtoj ty këtë çmim”.
Tre vjeçari shpërtheu në lot dhe u largua nga skena duke u kapur në këmbën e babait të tij.
Ndërkohë, The Weeknd ishte fituesi më i madh i natës, duke marrë në shtëpi rreth 10 çmime nga 16 kategori që ishte nominuar.
Ylli, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, vite më parë në Billboard kishte rrëmbyer edhe nëntë trofe.
Sido që të jetë, këtë vit ceremonia u mbajt nën masa të rrepta në Microsoft Theater në Los Angeles për shkak të situatës me coronavirus.
Dua Lipa sivjet ishte e vetmja shqiptare e nominuar në “Billboard Music Awards” në katër kategori, por që nuk ka arritur të fitoj asnjë çmim.
Ajo u nominua për: “Top Artistët më të qëndrueshëm në Billboard 100”, “Top Artistet në kategorinë e femrave”, “Top Artistët më të kërkuar në Radio” dhe për “Top këngët më të dëgjuara në Radio”. /Telegrafi/