Site icon Telegrafi

Drake shjegon pse doli në publik për herë të parë me djalin e tij

Drake (Foto nga Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Nuk kanë kaluar shumë kohë, që kur Drake ka publikuar imazhin e parë të djalit të tij, Adonis.

33-vjeçari u përball me akuza se ai e fshehu qëllimisht djalin sepse kishte turp që ai do të takonte yllin e pornos dhe njëherish nënën e fëmijës, shkruan DailyMail.

Duke folur në Radio Money Money Young Way në Apple Music, ai tha: “Ishte e shkëlqyeshme për mua. Ishte mirë që thjesht ta ndaja këtë me botën”.

“Nuk ishte asgjë për të cilën bisedova me dikë ose për ndonjë gjë që kisha planifikuar, thjesht u zgjova një mëngjes dhe thashë, e di çfarë, kjo është vetëm diçka që unë dua të bëj”, tha tutje reperi.

Ai shtoi: “Unë nuk dua të ndjehem vetëm për shkak se vendosa të jem ‘njeri i famshëm. Unë thjesht doja të çlirohesha nga kjo”.

Për herë të parë është raportuar në vitin 2017, se reperi Drake ka mirëpritur një djalë me ish-yllin pornografik, Sophie Brussaux, ndërsa konfirmoi ekzistencën e fëmijës në albumin e tij, “Scorpion”.

Pranimi i tij ishte një përgjigje ndaj një pikepamje nga reperi Pusha T, i cili e akuzoi atë për fshehjen e djalit të tij për shkak të profesionit të mëparshëm të Sophies. /Telegrafi/

Exit mobile version