Drake padyshim që është ndër personazhet më të popullarizuar për momentin.
Ai ditën e djeshme (e premte) u pa në Beverly Hills, teksa u shfaq me një stil të veçantë të veshjes, shkruan Daily Mail.
34-vjeçari u pa me një stil interesant të flokëve, ndërsa kishte bërë prerjen e një zemre në kokë.
Reperi po ashtu zgjodhi që gjatë kësaj shëtitje të ndalet edhe në një dyqan argjendarish, derisa ishte i rrethuar me truproja.
Drake e perfeksionoi pamjen e tij të rastësishme me një palë pantallona të gjera të veshjeve sportive dhe disa këpucë të bardha.
Dalja e Drake në një dyqan argjendarie vjen pasi u raportua se reperi i kishte vënë sytë Kim Kardashian, e cila është e beqare, pasi bëri kërkesë për divorc nga Kanye West. /Telegrafi/