Site icon Telegrafi

Drake shfaqet me një stil të ri flokësh gjatë shëtitjes në Santa Monica

Drake Foto: Daily Mail

Drake në pothuajse secilën paraqitje të tij di të tërheq vëmendjen e audiencës.

Kështu, në një dalje që bëri në Santa Monica, ai u vërejt se kishte bërë një stil të ri të flokëve, shkruan Daily Mail.

34-vjeçari u shfaq me veshje plot stil, duke dominuar më shumë tek ai ngjyra e zezë me atë të bardhën.

Foto: Daily Mail

Rreth tij ishin truproja që po e përcillnin nga mbrapa, derisa reperi po dilte nga makina luksoze.

Të dielën që lamë pas, atij iu dhurua çmimi për ‘Artistin e një dekade’, në Billboard Music Award në Los Angeles.

Foto: Daily Mail

Ajo çka u vërejt më shumë ishte se Drake kur pranoi çmimin, me vete kishte edhe djalin e tij Adonis. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail
Exit mobile version