Telegrafi

Drake pushton faqet rozë për romancën me mbesën e Michael Jacksonit

Drake po vazhdon të mbush faqet e rubrikave rozë ndërkombëtare dhe shqiptare.

Këngëtari është ndër artistët që më së shumti përfolet rreth lidhjeve dashurore, megjithëse ato nuk i zgjasin shumë.

Tashmë thuhet se ka nisur një romancë me Bella Harrisin, vajzën e Janet Jackson, e cila është motra e të mbretit të popit, Michael Jackson.

Në fakt, spekulimet i nisi modelja përmes një mesazhi të lënë krahas një fotografie me tekstin “Në ndjenjat e mia”.

Më pas pasoi edhe një mesazh teksa shihet në krah të Drake, ku ka shkruar “Nuk ka një vend tjetër ku do doja të isha”. Në fund të postimit ishte edhe një zemër me ngjyrë të kaltër.

Sipas burimeve, 18-vjecarja ka qenë mikeshë me reperin për një kohë të gjatë, por kohët e fundit kanë nisur lidhjen e dashurisë.

Ndryshe, Drake është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/